Mehmeti u largua drejt Championship-it, flet trajneri: Ditë e hidhur për ne, është lojtar i destinuar për gjëra të mëdha

Anis Mehmeti realizoi sot një transferim të rëndësishëm në karrierën e tij. Lojtari shqiptar tashmë do të mbajë veshur fanellë ne Bristolit në Championship. Trajneri i Wycombe Wanderers ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku është shprehur se dita e sotme ka qenë e hidhur për skuadrën, pasi humbën një lojtar të rëndësishëm. Ainsworth-i ka shtuar se Mehmeti është i desituar për të bërë gjëra të mëdha dhe i uron sukses në karrierën e tij.

“Është një ditë e hidhur për ne, duke humbur një lojtar me ndikim nga ekipi dhe një djalë fantastik nga klubi ynë, por është gjithashtu një moment krenarie e vërtetë për të gjithë të përfshirët në zhvillimin e Anisit në Wycombe Wanderers.

Ne do të ndjekim nga afër karrierën e Anisit dhe do t’i urojmë suksese në të ardhmen dhe e di se ai është i destinuar për gjëra të mëdha në lojë nëse vazhdon të punojë shumë. Për ne në Wycombe, ne kemi qenë këtu më parë, duke parë lojtarë të rëndësishëm të përparojnë në klube të tjera dhe ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë skuadër në mënyrën më të mirë të mundshme për të na sjellë sukses”, ka thënë Gareth Ainsworth./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online