Vjen dhurata për Spaletin, Interi siguron finalistin e Botërorit!

Operacion thuajse i kryer! Luçiano Spaleti do të ketë mbrojtësin e krahut që dëshironte. Interi dhe Atletiko e Madridit kanë rënë dakord për transferimin e Sime Vrsaljkos në Milano.
Formula është gjetur me huazim me 6,5 mln euro (plus 500 mijë euro kontribut solidariteti) dhe të drejtë blerje me 17,5 mln euro të tejra për spanjollët.

Një formulë që ka sjellë frytet e saj. Tani, pritet organizimi i vizitave mjekësore.

Mbrojtësi i Kroacisë, që u dallua edhe gjatë Botërorit në Rusi, duke mbërritur deri në finalen e madhe të Moskës, ku Franca shkatërroi kroatët, kthehet në Itali pas dy sezonesh, pasi në verën e vitit 2016 do të transferohej nga Sasuolo në Spanjë, te Atletiko e Madridit, për shifrën 17 mln euro.

Sakaq, Sasuolo e bleu nga Xhenoa për vetëm 3,5 mln euro. Vrsaljko ka dalë nga Dinamo e Zagrebit, që e huazoi një sezon te Lokomotiv Zagrebi.

Ai ka luajtur 35 ndeshje në Spanjë, dy sezonet e fundit, sa i përket kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online