Vitsel kthehet në Europë, emigrimi “i artë” mbaroi!

Vetëm një sezon ka zgjatur aventura “e artë” e Aksel Vitselit në Kinë. Mesfushori belg, në fakt, mund të quhet një futbollist i ri i Borusia Dortmundit, që ka gjetur akordin me Tianzhin Kuanzhian për 20 mln euro. Sipas kanalit belg RTBF, mesfushori ish i Zenitit dhe që u kërkua gjatë në Itali nga Juventusi dhe Milani, do të kryejë vizitat mjekësore brenda 24 orëve në vazhdim.

Ai i bashkohet verdhezinjve për të zëvendësuar Veigl. Edhe PSG kishte bërë një sondazh, por në fund Borusia arriti të ishte më konkrete. Për t’u parë se sa do ta shkurtojë rrogën Vitseli, pasi në Kinë fitonte 18 mln euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *