Viti paradoksal i Herolind Shalës: Sukses me Kosovën dhe dy klube të rrëzuara

Herolind Shala ka kaluar një vit të çuditshëm. Ne aspektin personal personal mund të quhet një vit i sukseshëm për mesfushorin e rritur në Norvegji. Minuta të plota me Lynbin në Danimarkë dhe me Start në vendlindje.

Ndoshta, suksesi më i madh ka qenë me përfaqësuesen e Kosovës, ku siguruar prej kohësh një vend titullari në qendër të mesfushës dhe ka krijuar një dyshe shumë interesante me Hekuran Kryeziun.

Rikthehemi te klubet, ku situata është disi më e zymtë. Te Lyngby në Danimarkë nuk mundi dot të shmangte rënien nga Superliga daneze, ndërsa pak muaj më vonë u transferua në Norvegji te skuadra e Start.

Duke përfituar nga cilësia më e dobët e kampionatit, Shala e pati të lehtë të spikaste me lojën dhe golat e tij. Por,  nuk ishte e thënë të kishte një fund të lumtur, pasi as te Start nuk e shmangu do rënien në kategoria.

Në janar do të jetë një lojtar i lirë dhe ofertat për të nuk kanë se si të mungojnë, le të shpresojmë që “mallkimi” të mos kapë një ekip të tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *