Vitet e fundit e kanë përndjekur gafat, Mustafi shihet si alternativë për tu bërë shok skuadre me mbrojtësin shqiptar në Serie A

Karriera e Shkodran Mustafit ka shkuar në rënie vitet e fundit. Pas shkëlqimit që pati me grumbullimin në Kombëtaren e Gjermanisë në triumfin në Botërorin 2014, mbrojtësi me origjinë shqiptare arriti majën me kalimin te Arsenali. Megjithatë aventura me “topçinjtë“ nuk u mbyll në mënyrë të bukur, teksa tifozët kërkonin largimin e tij për shkak të gafave të bëra në fushën e lojës. Paqe nuk gjeti as në eksperiencën e tij të fundit te Shalke, me të cilët luajti për një periudhë 6 mujore.

Por pavarësisht kësaj, Mustafi shihet ende si një alternativë e mirë në merkato për klubet me emër të Europës. Sipas mediave italiane, pas Xhenoas në ndjekje të tij është vënë edhe Napoli, ku do të gjente një tjetër shqiptar në prapavijë, Amir Rrahmanin. Të kaltrit janë duke vlerësuar disa profile, ku mes Juan Jesus apo Ruganit përfshihet edhe emri i Shkodran Mustafit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online