Ishte heroi me golin në fund të ndeshjes, trajneri i falet Cikalleshit: Një gol shumë i vlefshëm në një minutë të bukur

Koniaspori ka marrë një fitore mjaft të vlefshme në minutat e fundit të takimit kundër Shivasporit. Sokol Cikalleshi ishte heroi i kësaj sfide, pasi me golin e tij vendosi fatin e ndeshjes. Pas përfundimit të 90 minutave, trajneri i Koniasporit ka dhënë një prononcim për mediat, ku vlerëson rrjetën e tundur nga sulmuesi shqiptar për të sjellë tre pikët në shtëpi.

“Me ndjekjen e Sokolit, ne gjetëm një gol shumë të vlefshëm në një minutë të bukur. Ishte shumë e vlefshme për ne që të fillonim ligën me 3 pikë në një lojë të vështirë jashtë si Shivaspori. Këto 3 pikë do të jenë një fitore për ne në javët e ardhshme të ligës, por që nga nesër, ne do të fillojmë të përqendrohemi në ndeshjen Bashaksehir, të cilën do ta luajmë në fushën tonë të dielën. Sot, unë jam i kënaqur me luftën e ekipit tim për 90 minuta dhe lojën e luajtur periudhë pas periudhe. Në këtë drejtim, falënderoj lojtarët e mi”, ka deklaruar Ilhan Palut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online