Vesa Vllasaliu ka folur hapur për Mërgin Berishën. Ajo ka vendosur që të tregojë se çfarë ka ndodhur në marrëdhënien e tyre. Nga alkolizimi te braktisja dhe nxjerrja nga shtëpia para dasme, tema të ndryshme kërkojnë përgjigje.
“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, kemi jetuar bashkë për 1 vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tani ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë.
Deri në orën 4 të mëngjesit nuk duhet ta lini një grua vetëm në shtëpi. Një natë para ndeshjes ai ishte argëtuar me miqtë e tij deri në orët e vona të natës dhe erdhi në shtëpi i dehur. Ai më tha diçka dhe unë e ofendova. Paç fat me alkoolin”, tha Vesa. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/