“Mos u bazoni te ajo fitore në miqësore”, trajneri i Shkupit “thumbon” Ilir Dajën për ekipet që eliminoi: Ne kundër skuadrave serioze

Një ekip shqiptar do të kalojë me çdo kusht në grupet e Conference League, pyetja që shtrohet është: “Ballkani apo Shkupi?”. Në konferencën për shtyp, trajneri i Shkupit u shpreh se te Ballkani nuk duhet të bazohen te ajo fitore që arritën ndaj tyre në miqësore, ku duhet të kujtojmë se kampionët e Maqedonisë së Veriut i mposhti edhe Tirana. Në fund ka vend edhe për një thumbim teksa Seldoski tregon skuadrat serioze që është përballur në Europë në kontrast me Ballkanin që ka eliminuar rivalin nga Ishujt Faroe dhe San Marino.

“Fakti që humbëm në ndeshjen miqësore kundër Ballkanit gjatë përgatitjeve në Ohër, është larg nga çdo tregues i situatës aktuale dhe dy ndeshjes së ardhshme. Ne kemi cilësi, e dimë se çfarë kemi dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur atë sukses historik, kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ballkani është cilësor, por kemi luajtur me klube serioze evropiane këtë verë, gjë që na jep të drejtë të shpresojmë për sukses në këtë ndeshje”, tha trajneri i Shkupit, Goce Sedloski në konferencën zyrtare për media para ndeshjes së nesërme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online