Bazeli u eliminua, e dinte që kur u hodh shorti se nuk kishte shanse ndaj Mançester Sitit, por pas humbjes në shtëpi, u soll në mënyrë shumë dinjitoze në kthim, duke marrë një fitore të bukur, që bëri krenarë mijëra tifozë zviceranë që fluturuan drejt Anglisë. Pas ndeshjes trajneri i Bazelit Rafael Viki ishte qartësisht i lumtur: “Mund të jemi krenarë për paraqitjen tonë sot. Patëm shumë hapësirë, por shpesh nxitoheshim. Uroj që kjo ndeshje të na japë vetëbesim shtesë për sfidat që na presin në të ardhmen.
“Kjo fitore do të më mbetet përjetë në zemër. Kur të kem fëmijë, do t’ua tregoj dhe do t’u shpjegoj gjithçka”.