Alegri harron Sitin e Guardiolës: Reali dhe Barcelona favoritët, Bajerni…

0

Pas kryeveprës në “Wembley”, Masimiliano Alegri prezantohet në konferencën për shtyp duke komentuar fitoren 2-1 ndaj Totenhamit, me përmbysjen e golave të Higuainit dhe Dibalasë: “Asamohaj dhe Lihtshtajner i dhanë thellësi lojës, kishin rënë disi dhe duhej të spostoja Aleks Sandron më përpara. E fituan djemtë, sepse pas 1-0 mund të hapeshim shumë, por nuk ndodhi diçka e tillë. Mund të shënonim, në pjesën e parë vuajtëm te topat në dalje, kur i kishim ne. Në këtë pikë duhet të përmirësohemi”.

Juventusi si Real Madridi? Për Alegrin jo edhe aq: “Ata fituan një ndeshje spektakolare me PSG, më duhet ta pranoj dhe them… Ndeshjet e vuajtura janë pjesë e sezonit, duhet më shumë durim në fazën e ndërtimit. Të shtunën duhet të bëjmë hapin e madh. Tani jemi të kënaqur për kalimin e turit dhe kemi tri mundësi për të lënë shenjë edhe në kampionat, jo ndonjë grusht! Nga e premtja të mendojmë për Udinezen, të dielën duhet të fitojmë. Kemi gjithë sezonin që po ecim mjaft mirë, dëshira që kishim për të kaluar më tej ishte e madhe. Pastaj, në Champions mund të ndodhë çdo gjë”.

Endrrat – “Ndërkohë, jemi në çerekfinale, tani të shohim se me cilin do të kemi të bëjmë. Nga viti im i parë te Juventusi them se ambicia për të shkuar në fund është e mahde, edhe pse e dimë që kemi përpara ekipe të rëndësishme. Real Madridi dhe Barcelona janë favoritet për Champions. Ne kemi ambicie për ta fituar dhe nuk harroj edhe Bajernin që do të jetë i bezdissshëm”.

Mbi Higuain dhe Dibala: “Golat e mbrëmjes janë të rëndësishëm për ata por të gjithë kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, duke nisur nga mbrojtësit që kanë bërë punë të shkëlqyer. Tani duam të ecim përpara dhe të shohim se me cilët do të na bjerë. Ne do të bëjmë çmos për të shkuar në finale. Dibala? Eshtë i rëndësishëm, i ri, po rritet shumë dhe po afirmohet në Europë. Eshtë e rëndësishme për të, por edhe për Juventusin”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.