Vijon tensioni te Partizani, Çani nuk del në stërvitje

Edgar Çani dhe Partizani, një dashuri që nuk çeli kurrë lule dhe që pritet të mbyllet shumë shpejt, ose ndoshta është mbyllur që tani.

Pas sherrit të djeshëm me trajnerin Klevis Dalipi, sulmuesi shtatlartë nuk ka dalë fare në stërvitje sot, çka lë të kuptohet se asgjë nuk është zgjidhur.

Klubi deklaron se futbollisti ka probleme fizike dhe një problem në gju nuk e lejon të stërvitet, por duket një justifikim i rastit, pasi dje Çani ishte në stërvitje rregullisht dhe nuk u largua për dëmtim, por vetëm për debatin e ashpër me trajnerin.

Fundi i muajit do të shënojë edhe divorcin mes palëve, tashmë kjo është e qartë, duke parë si po shkojnë punët, por gjithsesi është herët për të folur, sepse në verë priten sërish ndryshime të mëdha te Partizani, duke nisur nga stoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *