Vieri “vrer” ndaj Moratit dhe një peng te Interi

Bobo Vieri mbetet protagonist. Larg futbollit të luajtur, por gjithmonë një personazh interesant për këtë sport. Këtë herë ish-sulmuesi i Juventusit, Interit, Lacios, Milanit dhe përfaqësueses italiane është vënë në qendër të vëmendjes, pasi i është përgjigjur fansave në Instagram.

Aty përmendi tema të ndryshme, ku më pikantet ishin ato rreth Interit. Nisur nga vlerësimi për ish-presidentin zikaltër: “Massimo Morati? Vlen zero. Nuk kam patur mënyrë të flas me të, nuk më intereson”. Deklarata që lidhen me çështjen e vëzhgimit të jetës së ish-lojtarit, të kërkuar nga Morati, në periudhën kur drejtonte klubin.

“Interi nuk më ka bërë asgjë, – saktësoi Vieri rreth asaj çështje – përkundrazi, faji ishte i njerëzve që e drejtonin. Mendoja se do ta mbyllja karrierën me zikaltërit, e doja vërtetë Interin. Më merr malli për San Siron, një stadium ku kam dhënë gjithçka. Si e humbëm finalen e 5 majit? Ende vazhdoj të pyes veten se çfarë ndodhi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online