(VIDEO)Ishte ndeshja e 11 metarshave/ Kishte fitoren në duart e tij, Dejvi Bregu humbet penalltinë në minutën e 90

Boluspori është ndalur në një barazim 1-1 kundër Altinordusë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Bilgiçit në minutën e 36, ndërsa në minutën e 77 Balde dështon për të dyfishuar rezultatin, teksa e dërgon topin jashtë në momentin e ekzekutimit të një 11 metërshi. Sot ishte mbrëmja e penalltive për të dyja skuadrat, pasi në minutën e 85 Ozek tregohet i saktë nga pika e bardhë për Altinordunë.

Vetëm pesë minuta më vonë, fati i takimit kalon në duart e Dejvi Bregut. Pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari akordon përsëri penallti për Bolusporin, por ish-sulmuesi i Teutës tregohet i pasaktë dhe humb mundësinë për të kaluar Bolusporin në avantazh. Fatmirësisht për të, të njëjtën gjë bën edhe Ozeku në minutën e 97, kur humb duelin nga 11 metrat me portierin kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online