Ikën si kampionë në kampionatin që luhet nën tingujt e lu.ftës, treshja e Tiranës kërkon kohë

Sezoni i shkuar ishte bileta e kërkuar prej kohësh për të firmosur jashtë kufijve të Shqipërisë. Me medaljen e kampionit në qafë dhe me kampionat të mbyllur me nota të larta, tre lojtarë të Tiranës u larguan drejt një aventure të rë në karrierën e tyre. Në fillim Totre, më pas Seferi dhe në fund Toli iu bashkuan Vorsklës së Poltavës në ditët e fundit të merkatos së verës.

Një zgjedhje që çuditi disi, duke marrë parasysh situatën në të cilën Ukraina ndodhet qysh nga muaji mars. Futboll nën tingujt e lu.ftës. E tillë paraqitet panorama në Ukrainë, ku tre kampionët e “Abissnet Superiore“-s do të luajnë sezonin më të pazakontë në karrierën e tyre.

Si për të mos mjaftuar kalimi në një klub të ri, në një shtet të ri me gjuhë e kulturë të ndryshme, këtë herë përshtatjes i shtohen të tjera probleme. Pa tifozë dhe me sirenat e alarmit që ndërpresin ndeshjen sa herë që ka sulme lu.ftarake, padyshim që përshtatja do të jetë një sfidë më vete për Totren, Tolin dhe Seferin. Lojtarët kanë debutuar me Vorsklan në këto dy javë të para të kampionatit, ku nuk kanë mundur të lënë gjurmë në humbjet e marra prej skuadrës ukrainase. Por aftësitë e tyre nuk mungojnë dhe momenti i tyre do të vijë. E vetmja gjë që u nevojitet, duke marrë para sysh rrethanat në të cilat po luajnë, është koha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online