Më shumë se një test, që në fund është vendosur nga penalltitë, ku skuadra e Sarrit ka qenë më e saktë se ajo e Spaletit, pasi 90 minutat ishin mbyllur 1-1. Çelsi-Inter ka qenë një ndeshje e vërtetë, edhe pse po flasim ende për fundin e korrikut. Megjithatë, kampionatet nisin më herët këtë sezon.
Ndeshja ka qenë me dy fytyra, pasi në pjesën e parë, londinezët kanë qenë më kërkues, teksa goli ka ardhur me anë të Pedros në fund. Më parë, Morata frikësoi Handanoviçin dhe Interin, edhe pse nuk gjeti dot golin. Interi i është afruar gjithashtu golit, por jo fort e saktë.
Pas pushimit, në sajë edhe të ndërrimeve të Spaletit, zikaltërit kanë nisur mirë, duke gjetur golin e Galjardinin, pas asistit të bukur të Ikardit. Në fund, Kabajero bën një pritje të shkëlqyer ndaj Lautaro Martinezit.
https://www.youtube.com/watch?v=xSqWmnTha0M
https://www.youtube.com/watch?v=4ynV–cwsKI
Nga pika e bardhë, gabimi i vetëm erdhi nga Skriniar, teksa Azpilikueta shënoi penalltinë e fundit dhe deçizive.
Azpilikueta (C): GOL! FITON ÇELSI!
Karamoh (I): GOL!
Abraham: GOL!
Skriniar (I): PARATA!
Moses (C): GOL!
Lautaro Martinez (I): GOL!
Drinkuotër (C): GOL!
Galjardini (I): GOL!
Zhorzhinjo (C): GOL!
Ranokia (I): GOL!
ÇELSI-INTER 1-1
Shënues: Pedro 8’/ Galjardini 49′
ÇELSI: Bulka ( Kabajero 46’); Zapakosta (Azpilikueta 46′), David Luiz (Kristensen 65′), Ampadu (Rudiger 67′), Alonso (Palmieri 65′), Fabregas (Bakajoko 46′), Zhorzhinjo, Barklei (Drinkuotër 46′); Hudson-Odoi (Piazon 83′), Morata (Moses 65′), Pedro (Abraham 65′). Tr.: Sarri
INTER: Handanoviç; D’Ambrozio, De Vrij (Ranokia 66′), Skriniar, Dalbert (Zapa 83′), Galjardini, Emers (Lautaro 46′ ), Kandreva (Roriç 66′), Politano (Salsedo 83′), Asamoah, Ikardi (Karamoh 66′). Tr.: Spaleti