(VIDEO+FOTO) Mallkimi i Legias nuk ndalet, vetëm Hasi ishte përjashtim, tifozët “djegin” Sllovakinë!

Bëri një paraqitje heorike, duke fituar jashtë fushe edhe me nëntë futbollistë, por Legia e Varshavës “respekton” historinë e saj “të mallkuar” në Champions, duke u eliminuar sërish dhe duke e gjetur veten tashmë në Europa League… E megjithatë, tifozët polakë, edhe sot, treguan se janë numrat “1”…

Një vit punë, mund dhe investime, për të mos arritur sërish atë objektiv që vetëm dy vite më parë, Besnik Hasi, do ta arrinte.

https://www.youtube.com/watch?v=chIj6ywlsMo

Pikërisht ai, “trajneri i dështuar” sipas shtypit polak. Hasi i dërgoi në grupet e Champions League, duke eliminuar në playoff irlandezët e Dundalik, pasi kishte mundur në turin e tretë klubin sllovak, Trençin dhe, përpara tij, Zrinjski Mostar të Bosnje Hercegovinës.

Sigurisht, në grupin e Champions, nuk mund të pretendohej mrekullia me Real Madridin, Borusia Dortmundin dhe Sporting Lisbonën.

E kështu, duke përjashtuar atë vit, historia e mallkuar vijon. Sonte, eliminimi në turin e dytë, ndaj Spartak Tërnavës, skuadër e njohur edhe për shqiptarët. Sllovakët kishin fituar 2-0 në sfidën e parë, në Poloni. Kështu, suksesi jashtë fushe i Legias ishte më kot.

https://www.youtube.com/watch?v=0_TBNVDqFqM

Përpara se Hasi të sillte grupet e Champions (sezoni 2016-2017), Legia kishte koleksionuar vetëm eliminime për vite me radhë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online