Fitore e madhe është arritur sot nga Atalanta për hir të pjesëmarrjes në “Champions League” edhe në sezonin e ardhshëm. Ekipi nga Bergamo ishte i dënuar që të fitonte kundër Juventusit për të qenë disi më i qetë në garën e ndezur për pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.
Berat Gjimshiti do të rezultonte si heroi i Atalantës në pjesën e parë duke hequr një gol të sigurt pasi Morata kaloi Golinin. McKennie ndodhej i vetëm për ta siguruar sferën në rrjetë, por ëngjëlli mbrojtës ishte Gjimshiti që arriti përpara lojtarëve bardhezinjë.
Ndërkohë goli i fitores mbërriti nga Malinovski. Ky i fundit provoi perlën nga goditja e dënimit në minutën e 87, por Shezni do të bënte pritjen spektakolare. Menjëherë pas ekzekutimit të goditjes së këndit Malinovski tenton sërish nga distanca dhe i ndihmuar nga devijimi i topit në zonë arrin që t’i jap fitoren 1-0 Atalantës.
Pas këtyre tre pikëve, Atalanta shkon në vendin e tretë me vetëm dy pikë pas Milanit. Ndërkohë “Zonja e vjetër” po prek fundin pasi sikur të mos mjaftonte humbja e kampionatit, tanimë rrezikon seriozisht edhe vendin në “Champions League”. Nëse Napoli do të arrinte që të fitonte me Interin në mbrëmje, atëherë do të barazonte me pikë Juventusin për t’i sjellë edhe aromën e “Europa League”. /Sport Ekspres/
Malinovskyi’s goal v Juventus ??
He LOVES playing v The Old Lady
What a time to get the goal!
??? pic.twitter.com/uMlztHUSSc
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) April 18, 2021