VIDEO/ Zhiru thyen mbrojtjen e Simeones me një roveshatë spektakolare, Çelsi del me kokën lart ndaj Atletikos

Tuhel nis në mënyrën më të mirë aventurën europiane në stolin e Çelsit. Blutë e Londrës kanë dalë me kokën lart nga stadiumi, aty ku kanë mposhtur Atletikon me shifrat minimale 0-1. Skuadra angleze ka dominuar tërësisht kundërshtarin dhe këtë e tregojnë qartë statistikat e ndeshjes. Vetëm 36% mbajtje e topit dhe asnjë goditje brenda kuadratit janë shifrat që duhet të shqetësojnë bardhekuqtë.

Megjithëse Simeone njihet për strategjitë e tij mbrojtëse, këtë herë prapavija është thyer me spektaklin e dhuruar nga Oliver Zhiru. Sulmuesi francez gjendet i pambuluar në zonë dhe menjëherë realizon një roveshatë, duke e ndalur kështu topin pas shpinës së portierit Oblak. Megjithatë një rezultat i tillë nuk premton asgjë për kualifikimin, ndërsa e shkuara na ka treguar shpesh herë se me ekipin e Atletikos fitorja minimale asnjëherë nuk e bën kualifikimin të sigurt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/mat_moroo/status/1364332002636423170

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online