“E nxori topin 4 herë nga rrjeta”, Pepe Reina: Kur thanë se Bajerni është keq, unë po qeshja

Bajerni ka fituar në shifrat 1-4 kundër Lacios në transfertë, për t’i dërguar italianët në shtëpi përpara kohe. Kampionët e Bundesligës ishin dukshëm më lartë se kundërshtari dhe nuk shkaktuan asnjë surprizë të vetme, pavarësisht se ndoshta nuk priteshin shifra të tilla.

Kjo jo për shkakun e diferencës së organikës, që peshon dukshëm në krahun e gjermanëve, por sipasojë e formës së fundit të bavarezëve. Duke parë fitoret e tyre të ngushta në Botërorin e Klubeve dhe dy ndeshjet e fundit të kampionatit që ka grumbulluar vetëm një pikë, u mendua se bavarezët nuk mund të ktheheshin menjëherë për të shkatërruar Lacion.

Por këtë do ta bënin më së miri në “Champions League” dhe te ekipi italian ishin të ndërgjegjshëm. Pasi nxorri katër herë topin nga rrjeta, Pepe Reina është shprehur se nuk e ka besuar për asnjë moment këtë krizë të Bajernit.

“Isha si gjithmonë për të bërë detyrën time. Tani duhet të ngremë kokën lart dhe të bëjmë mirë në kampionat. Qëllimi është që të përfundojmë në katër vendet më të mira. Gabimet që kemi bërë sot ishin të mëdha dhe duhet t’i paguajmë. Në kampionat jemi në periudhë të mirë dhe duhet të mbajmë ritmin. Njerëzit thanë se Bajerni është në telashe, unë po qeshja. Ata i kanë këto ndeshje në ADN e tyre dhe pavarësisht aftësive që kanë, i dhamë edhe ne një dorë”, ka thënë Reina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online