VIDEO/ Lacio “firmos“ eliminimin, gafat e bardhekaltërve i servirin fitoren Bajernit të Mynihut

Në Romë është mbyllur akti i parë mes Lacios dhe Bajernit të Mynihut. Pas 90 minutave të luajtura mund të thuhet se bardhekaltrit kanë “firmosur” me dorën e tyre eliminimin nga Liga e Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi ka humbur me shifrat e thella 1-4 kundër kampionëve në fuqi të Europës, duke e bërë një mision thuajse të pamundur kualifikimin më tej, pasi u duhet të shënojnë të paktën 4 gola në Gjermani.

Ishin gafat e lojtarëve të Lacios ato që në fund i servirën fitoren Bajernit të Mynihut. Një pasim i gabuar në drejtim të Reinas bën që Levandoski të përfitojë për të zhbllokuar shifrat që në minutën e 9 të takimit. I dyti do të vinte nga këmba e talentit Musiala, ndërsa në të 42-tën ishte Sane ai që tund rrjetën.

Ndërkohë pjesa e dytë do të niste po me gabime për skuadrën italiane, të cilët kapen në kundërsulm nga Sane dhe aksioni finalizohet me autogolin e Acerbit. Vetëm dy minuta më vonë ishte Korrea ai që shënoi për bardhekaltrit, por pa arritur të pasohet nga të tjerë gjatë lojës, duke rezultuar kështu në golin e nderit për Lacion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/grandesligas_/status/1364321380041424907

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1364307403257307139

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online