Milani duket krejtësisht pa busull. Barazim në shtëpi 1-1 ndaj Udinezes dhe tani rrezikon më shumë se kurrë të hedhë në erë të gjithë sezonin. Përveç rezultatit negativ, hallet shtohen edhe më tepër për Gatuzon, duke parë dëmtimet e Donarumës dhe Paketës.
Ndeshja nisi mirë për Milanin, që e kishte nën kontroll sfidën dhe në fundin e pjesës së parë, arriti të gjente dhe golin e avantazhit me anë të Piatek. Kombinim perfekt mes tij dhe Kutrones, me polakun që shënoi golin e 20-të sezonal.
Gjithsesi, pjesa e dytë ishte krejtësisht me një fytyrë tjetër për të besuarit e Gatuzos. Një lojë e vakët e kuqezinjve dhe nga kjo përfitoi Udineze, ku në minutën e 64-të ishte Kevin Lazanja që shënoi, duke barazuar shifrat. Milani provoi deri në fund, por nuk arriti të merrte diçka më tepër.