Ndeshja e ndërprerë mes Danimarkës dhe Finlandës është riluajtur në orën 20:30 që nga minuta e 42-të. Finlandezët kanë marrë 3 pikët e para në Kampionatin Europian, kompeticion në të cilin debutojnë këtë vit. Pohjanpalo dërgoi topin në rrjetë në minutën e 59, por menjëherë pasi përshëndet rrjetën zemra nuk i përgjigjet logjikës.
Futbollisti nordik nis instiktivisht vrapimin për të festuar, por më pas fillon të logjikojë me një mendje më të ftohtë dhe vendos të ndalet. I gjendur mes dy dilemave. Në njërën anë goli i parë i shënuar në historinë e Kombëtares së tij në një Kampionat Europian e fton të festojë, ndërsa në krahun tjetër qendron respekti për Eriksen, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë kësaj ndeshjeje.
Padyshim që zemra do e dërgonte të bashkohej me gëzimin e tifozëve, por në fund Pohjapalo zgjedh të dëgjojë arsyen dhe të ndalë festën e tij e të tregohet serioz për të respektuar kështu në maksimum rivalët që kishte përballë. Një gjest në në fund meriton vetëm vlerësime./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/_opiniaofutebol/status/1403788463879737350