VIDEO/ Ylli i ri i Milanit shkëlqen edhe te Belgjika, lë gjurmë në ndeshjen e parë

Lojtari i Milanit, Alexis Saelemaeker ka bërë ëndrrën realitet, teksa debutoi me fanellën e Belgjikës. Ditën e djeshme, sulmuesi i krahut të majtë të kuqezinjve luajti ndeshjen e parë ndaj shokut tij të skuadrës, Kessie, i cili është pjesë e Bregut të Fildishtë. Të dy futbollistët ishin mjaft të rëndësishëm për Kombëtaret e tyre, por Alexis Saelemaeker dhuroi dhe një asist dhe për këtë ishte shumë i lumtur në përballjen e parë.

“Ndeshja e parë, debutim ëndrrash dhe asist. Nuk e di çfarë mund të kërkoj më shumë. Jam shumë i kënaqur që përfaqësoj shtetin tim. Falënderoj gjithashtu tifozët që kishin mundësi të ishin në stadium. #Ne_jemi_Belgjika”,- ishte postimi në Instagram i sulmuesit të Belgjikës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online