Shokuese/ “Ronaldo do djemtë”, personi që e prezantoi me Irina Shayk i zbulon preferencën: Lidhje sa për mediat

Peter Listerman është pronari i një agjencie takimesh që bën lidhje mes personazheve të njohur, duke i prezantuar me njëri-tjetrin në shumicën e rasteve meshkujt e pasur me modelet. Në një prononcim të fundit që ka bërë xhiron e të gjitha mediave në Europë, ka treguar se ishte njeriu që e prezantoi Ronaldon me ish-të dashurën e tij, modelen Irina Shayk. Një histori e vjetër është rihapur atje ku diskutohet për preferencat seksuale të yllit portugez.

Me bindje të plotë Listerman shprehet se Ronaldo e fsheh faktin se pëlqen djemtë, pasi kjo do të shkatërronte gjithë mbështetjen e madhe që ka në karrierën e tij futbollistike. Për këtë arsye i duhej një femër e bukur në krahë, ndërsa nga ana tjetër ishte Irina që përfitonte rritjen e publicitetit. Në fakt kjo histori lidhet edhe me jehonën e mediave franceze që raportuan një lidhje të Ronaldos me një kikboksier maroken rreth 4 vite më parë, ndërsa vazhdonte historia me Shayk.

“A e takova unë Irinën me Ronaldon? Po, është e vërtetë. Por gjithçka që Ronaldo kishte nevojë ishte mashtrimi për mediat. Ai do djemtë e rinj. Ishte një lidhje sa për syrin e njerëzve dhe televizionit. Irina kishte nevojë për popullaritet dhe Ronaldo nuk donte që të zhgënjente fansat e tij dhe t’u tregonte se nuk është homosekskual, i duhej një femër e bukur në krahë. Ndoshta në kohët e fundit të lidhjes kanë pasur diçka së bashku, por kryesisht ka qenë një lojë e tyre. Më kanë dhënë para edhe që i kam prezantuar”, thotë Listerman. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online