VIDEO/ Ylli i madh i Real Madrid tregon virtytet e larta, çohet dhe i jep batanijen djalit të vogël që po dridhej nga i ftohti në stadium

Jude Bellingham është ndoshta ylli më i madh i Real Madridit. Në Kupën e Mbretit, ekipi i Anceloti vizitoi skuadrën e ligës së ulët Arandino dhe fitoi 1-3. Një detaj shumë interesant mori vëmendjen e këtij takimi dhe këtu po flasim për Bellingham.

Krahas aftësive të shkëlqyera në lojë, anglezi tregoi në ndeshjen e Kupës së Mbretit se mbi të gjitha është njeri me virtyte të larta. Gjatë ndeshjes temperaturat ishin shumë të ulëta dhe të gjithë po e ndienin ftohtin e stadiumit.

Një nga djemtë që mbledh topat pranë stolit të Realit, po dridhej nga i ftohti dhe i vetmi që i kushtoi vëmendje ishte Bellingham. Kur pa gjendjen e djalit dhe se praktikisht po dridhej nga i ftohti, Bellingham vendosi t’i jepte batanijen e tij për ta mbajtur ngrohtë.

Por një gjest edhe më i madh pasoi pak sekonda më vonë. Djali nuk u lejua të largohej nga vendi i tij, ndaj thirri anglezin për ta mbuluar me një batanije. Futbollisti i madh i Realit nuk ngurroi të ngrihej, iu afrua djalit, i vuri një batanije mbi shpinë dhe i dha disa fjalë inkurajimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online