Përfundon java e dytë e Kampionati Kombëtar të Futsallës, fitojnë Tirana & Flamurtari

Ka përfunduar java e dytë e Kampionatit Kombëtar të Futsallës, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Këtë sezon marrin pjesë katër skuadra: Partizani Futsal, Tirana Futsal, Flamurtari Futsal dhe Vllaznia Futsal.

Sfida e parë e javës së dytë ishte ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, që u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, e që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të bardhebluve.

Tirana realizoi dy herë në pjesën e parë ndërsa Vllaznia ngushtoi rezultatin në fraksionin e dytë, megjithatë para përfundimit të sfidës Tirana realizoi dhe golin e tretë.  Kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje për Tiranën.

Takimi tjetër i javës ishte Flamurtari – Partizani. Ndeshja u luajt në pallatin e sportit “Flamurtari” dhe përfundoi me fitoren e vlonjatëve 10-6. Flamurtari dominoi takimin dhe mori një fitore spektakolare.

Pas përfundimit të javës së dytë Tirana kryeson renditjen me gjashtë pikë, ndërsa Flamurtari dhe Partizani renditen pas bardhebluve me tre pikë. Vllaznia ende nuk ka grumbulluar asnjë pikë këtë sezon.

Në javën e tretë të Kampionatit të Futsallës, Vllaznia do të përballet me Flamurtarin ndërsa Partizani do të luaj derbin me Tiranën.

Rezultatet e javës së dytë të Kampionatit të Futsallës & renditja:

Tirana Futsal –  Vllaznia Futsal 3-1

Flamurtari Futsal – Partizani Futsal 10-6

Renditja:

1.Tirana Futsal 6 pikë

2.Partizani Futsal 3 pikë

3.Flamurtari Futsal 3 pikë

4. Vllaznia Futsal 0 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online