VIDEO/ Xhenoa ia fal fitoren Milanit, kuqezinjtë vuajnë dhe afrojnë më shumë “Champions League”

Milani ka fituar me shumë vështirësi në përballjen kundër Xhenoas teksa ia dolën në shifrat 2-1. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Rebic që shënoi një gol fantastik nga distanca, duke gjetur cepin e rrjetës. Por për të barazuar rezultatin mendoi Dzeko në minutën e 37, duke e paralajmëruar Milanin se nuk do t’i merrte lehtë tre pikët.

Kështu edhe ndodhi teksa fitorja erdhi vetëm falë autogolit të Scamacca që pas devijimit të pafat e ka dërguar topin në portën e tij. Pas kësaj fitore Milani mban vendin e dytë me 66 pikë dhe është 8 pikë larg Interit, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Megjithatë duke parë formën e zikaltërve, te Milani mendojnë më shumë për të siguruar pjesëmarrjen në “Champions League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online