VIDEO/ Xhakomo Vrioni shënon për të dytën ndeshje radhazi, po rigjen formën në SHBA

Xhakomo Vrioni po rigjen formën e tij në SHBA. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot në ndeshjen e dytë radhazi. Lojtari 25-vjeçar ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 62-të të takimit me një godite mjaft të saktë nga jashtë zone.

Goli i tij ka ngushtuar rezultatin në 1-2 përballë Cincinati-t, por pa mundur të njerrë me pikë New England Revolution-in. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, duke bërë që Cincinati të largohej me fitore nga kjo transfertë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/