U eliminua pas një goli në minutën e 121-të, Klopi braktis intervistën: Nuk kam nerva të merrem me ty

Liverpuli është eliminuar nga FA Cup në fazën çerekfinale të saj. Një gol në minutën e 121-të i dërgoi shifrat në 4-3 për Manchester United-in. Ky eliminim nuk është pritur aspak mirë nga Jurgen Klopi, çka u dallua qartë edhe në intervistën pas ndeshjes. Trajneri i Liverpulit ka braktisur intervistën, duke i thënë se nuk kishte nerva të merrej me të.

“Është e dukshme që ti nuk je në formë të mirë dhe unë nuk kam nerva për ty”, ka thënë Klopi përpara se të largohej nga intervista./Halit Delibashi-Sport Ekspres/