VIDEO/ Liverpool-i bie në “Old Trafford”, United-i i përmbys në 4-3 në minutën e 121-të

Manchester United-i është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup. Liverpool-i ka rënë në “Old Trafford”, teksa është mposhtur me shifrat 4-2 në kohën shtesë. McTomminay kaloi i pari në avantazh “djajtë e kuq” në minutën e 10 të takimit, por të kuqtë përmbysën shifrat në fund të pjesës së parë. MacAllister-i në të 44-të dhe Salah në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë ktheu rezultatin në favor të Liverpool-it.

Djemtë e Klopp-it e ruajtën epërsinë deri në minutën e 87, kur Antony e dërgoi ndeshjen në shtesa. Elliot-i shënoi për Liverpool-in në minutën e 105, por Rashfordi i dërgoi shifrat në 3-3 shtatë minuta më vonë. Kur të gjithë mendonin se ndeshja do të zgjidhej me 11 metërsha, Diallo përfundoi me gol një kundërsulm të Manchester United-it. Kronometri po numëronte minutën e 121-të kur “djajtë e kuq” i përmbysën shifrat në 4-3. United-i eliminoi kështu Liverpool-in dhe preu biletën për në gjysmëfinale të FA Cup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/