VIDEO/ Xhakomo Vrioni “lë nam” në MLS me rastin e humbur, nuk shënon dot gol as pa portier

Një zgjedhje e gabuar dukej ajo e Xhakomo Vrionit për të shkuar në MLS dhe ashtu po rezulton. Sulmuesi shqiptar kishte mundësi për të qenë ende pjesë e kampionateve elitare në Europë pas super sezonit që zhvilloi me Tirolin.

Megjithatë do të vendoste për të shkuar te New England Revolution. Goli i parë mbërriti kundër Atlantas, teksa shokët e ekipit i lanë penalltinë për të fituar më shumë besim. Kjo nuk do të mjaftonte për Vrionin që të ishte “i transformuar” në ndeshjen e sotme ndaj Chicago Fire.

Në një moment të takimit, sulmuesi shqiptar ka shpërdoruar rastin flagrant ku nuk arriti të shtynte dot topin në rrjetë. Sa i përket kontrollit të topit dhe mënyrës për t’iu ikur kundërshtarëve, Vrioni ishte për t’u vlerësuar, por sa i përket finalizimit, për t’u harruar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online