Ekskluzive/ “Trajneri ynë po qeshte “vesh më vesh”! Në Poloni tregojnë Shqipërinë: Euro 2024 është i fundit për Lewandowski, kemi më të mirin në botë

Shqipëria ka mësuar grupin për eleminatoret e Europianit. Kuqezinjtë kanë ri gjetur Poloninë, ndërsa rivali për vendin e dytë duket të jetë Cekia. Sport Ekspres ka intervistuar gazetarin polak, Marek Bobakowski, që na jep një ide për të treguar sesi u prit ky short i fundit në këtë vend. Bobakowski theksoi se Euro 2024 do të jetë turneu i fundit për shumë lojtarë me peshë të Polonisë dhe për këtë arsye, nënvlerësimi nuk shkon ndërmend.

“Në Poloni jemi shumë të kënaqur me këtë short. Trajneri ynë, Czes?aë Michniewicz, ishte duke buzëqeshur “vesh me vesh” pas hedhjes së shortit. Do të kalojmë në Europian, nuk kemi rrugë tjetër. Euro 2024 ka shumë të ngjarë të jetë turneu i fundit i madh për lojtarët tanë kryesorë: “Robert Lewandowski, Wojciech Szcz?sny, Grzegorz Krychowiak dhe Kamil Glik”. Ndaj, sigurisht që nuk do të nënvlerësojnë rivalët e tyre dhe do të luajnë të gjitha ndeshjet në nivelin më të lartë për të shmangur problemet dhe për të kaluar nga një nga dy vendet e para.

Ekspertët tanë i kushtojnë vëmendje vetëm dy kundërshtarëve: “Çekisë dhe Shqipërisë”. Ne e kemi gjithmonë të vështirë të luajmë me çekët dhe detyra kryesore do të jetë të markojmë Patrick Schick. Nëse ka sukses, ne do t’ia dalim. Shqipëria? Ne e shohim potencialin e kësaj skuadre në ofensivë, në kreativitet, por nuk duhet të kemi probleme nëse luajmë taktikisht si duhet. Për ta përmbledhur, askush në Poloni nuk pret ndonjë befasi për Europianin, në fund të fundit, kemi sulmuesin më të mirë në botë, Lewandowski”, tha gazetari polak. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online