Spanja ka arritur të fitojë me shifrat minimale 1-0 përballjen e sotme kundër Zvicrës. Ndeshja është vulosur shumë shpejt, teksa që në minutën e 14 Ojarzabal zhbllokon shifrat. Në fakt ishte një gabim i Granit Xhakës ai që i ka dhënë mundësinë spanjollëve të tundin rrjetën dhe të dalin në fund me 3 pikët nga stadium.
Mesfushorin shqiptar e “tradhëtojnë” këmbët. Portieri helvet pason shkurt në zonën e tij drejt Xhakës, i cili rrëshket dhe rrëzohet përtokë, duke mos arritur të vihet në kontroll të topit. Kaq ka mjaftuar që Spanja të përfitojë nga momenti dhe të mos humbasin shansin e artë që iu servir përpara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Scapegoating a popular player to grab views. Disgraceful.
How is this Xhaka's mistake? https://t.co/3lpItwqX0X pic.twitter.com/LDUEnaYqH2
— Zeeshan Sayed (@SayedZeesh) October 10, 2020