VIDEO/ Dikur qeshën me barazimin e Shqipërisë U-21, Anglia nuk kaloi dot Andorrën dhe çfarë spektakli

Një dështim, kështu do të quhej ai barazim i Kombëtares shqiptare U-21 kundër Andorrës një vit më parë. Ai rezultat 2-2 bëri që shumë të qeshnin dhe të hidhnin dyshim mbi vlerat e talenteve kuqezinj. Por koha gjithmonë thotë fjalën e fundit dhe sot ka treguar se kritkiat për djemtë e Bushit ishin të nxituara.

Kuqezinjtë e vegjël kanë marrë rezultate fantastike në ndeshjet e fundit, ndërsa pikërisht modestët e Andorrës kanë treguar se nuk janë për t’u nënvlerësuar. Këtë e pohoi qartë ndeshja kundër Anglisë U-21. Kombëtarja e “tre luanëve“ kryeson grupin dhe atëherë kur dukej se 2 piëkt ishin të sigurta me Andorrën, ndodh e kundërta.

Anglezët nuk e kaluan dot kundërshtarin “modest“ që mund t’i kishte mbyllur hesapet me kualifikimin njëherë e më parë. 3-3 shënuan shifrat përfundimtare, teksa Andorra barazon gjithçka në frymën e fundit. E madje jo me një gol dosido, por duke dhuruar spektakël me një parabël në portën e 21-vjeçarëve të Anglisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online