“Lojtarët me eksperiencë e shihnin GPS-in si armikun e tyre”, trajneri italian tregon përdorimin e teknologjisë në Shqipëri

Vitet e fundit futbolli ka ndryshuar shumë dhe ka ecur me hapa me të vërtetë të shpejtë. Rritja e cilësisë është një synim që po përmbushet gjithë e më shumë edhe falë teknologjisë. Kampionatet elitare në Europë përdorin ndihmën e video-analizës dhe të GPS për të matur të dhënat e lojtarëve të tyre, ndërsa një frymë e tillë është duke hyrë edhe në Shqipëri.

Trajneri italian, Françesko Vitobelo, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetarin Altin Sulçe në “Ora Neës”, ku ka treguar eksperiencën e tij me teknologjinë te Teuta. Vitobelo zbulon se në fillim përdorimi i GPS-it shihej si një armik për futbollistët me më tepër eksperiencë, megjithëse më pas kjo ide ndryshoi.

“Është futur shumë teknologjia, por në fund fare sporti është jeta. Teknologjia ndihmon për monitorimin, performancën, përmirësime nga ana metodologjike e stërvitjes. Figuara e video-analistit nuk ka as një vit që është futur. Federata shqiptare beson shumë në këto role. Video-analisti ndihmon shumë trajnerin dhe stafin teknik për analiza të ekipit kundërshtar dhe të ekipit të vetë sidomos për pjesën taktike. Deri në 2018 ishte zëvendëstrajneri që mbulonte këtë rol.

Ti shikon me qetësi pas ndeshjes si kanë vepruar lojtarët. Si i kanë respektuar detyrat që trajneri u ka ngarkuar? Është një përballje me lojtarët për të treguar që në momentin X ti nuk ishe në vendin e duhur. Në 2018, kur fillova punën me Teutën, bashkë si staf lajmëruam presidencën që kishim nevojë për teknologji. Kështu blemë GPS që vendosen mbrapa shpinës së lojtarit për matje km dhe shpejtësie.

Këto janë të dhëna private për ekipet që i mbajmë për vete. Na duhen për përmirësim nga ana stërvitore. Kemi qenë ekipi i parë që kemi blerë 13 GPS. Në fakt, në fillim lojtarët që kishin më tepër eksperiencë e kishin pak si armik. Pastaj e kanë kuptuar që ishte një ndihmë kundër dëmtimeve. Është monitorim që mat se deri ku mund të shkojë secili nga ne.

Serie A ka një staf total 13 persona në staf teknik me 2 ose 3 video-analistë. Ndërsa Anglia ka deri në 5 video-analistë. Dikush merret vetëm për goditjet standarte, dikush për mbrojten dikush për sulmin. Kanë kulturë tejtër. Shpresojmë ta arrijmë edhe ne.

Modeli i fundit është inteligjenca artificiale. GPS që përdorim ne në Shqipëri është modeli i thjeshtë. Në elitën e Europës përdorin GPS Livve. Në kohë reale zbulojnë sa km ka bërë në këtë moment. Është një netëork telekamerash gjatë ndeshjes, me rreth 12 të tilla. Pas 5 ndeshjesh krijohet një ide që në kaq është mesatarja”, është shprehur Françesko Vitobelo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online