Toronto Raptors ka triumfuar kundër Miami Heat me shifrat 117-109, ndërkohë që ranë në sy katër basketbollistë që realizuan më shumë se 20 pikë: Pascal Siakam (23 pikë), Norman Powell (23 pikë), Kawhi Leonard (22 pikë) dhe Danny Green (21 pikë). Për Miami Heat spikati “veterani” Dwyane Wade, autor i 21 pikëve.
Minnesota Timberwolves-Oklahoma City Thunder, që përfundoi 126-132, ishte një nga përballjet më të bukura të mbrëmjes. Lideri i City Thunder, si zakonisht, ishte Russell Westbrook, i cili regjistroi “triple-double”: 27 pikë, 15 asiste, 10 rikuperime. Paul George gjithashtu shënoi 27 pikë, kurse Dennis Schroder 21. Karl-Anthony Towns, shënues i 35 pikëve, nuk mjaftoi për Timberwolves.
San Antonio Spurs ka shmangur surprizat, duke mundur 90-112 Cleveland Cavaliers. Kemba Walker (31 pikë, 7 asiste, 8 rikuperime) udhëhoqi Charlotte Hornets, që mposhtu Detroit Pistons me rezultatin 91-104. Indiana Pacers janë befasuar nga Brooklyn Nets, që triumfuan 96-108.
Toronto Raptors-Miami Heat 117-109
Cleveland Cavaliers-San Antonio Spurs 90-112
Minnesota Timberwolves-Oklahoma City Thunder 126-132
Detroit Pistons-Charlotte Hornets 91-104
Indiana Pacers-Brooklyn Nets 96-108