VIDEO | Warriors marshojnë me Curry-Durant, Spurs thyejnë Timberwolves

Golden State Warriors regjistron fitoren e radhës. Këtë herë kampionët në fuqi kaluan me sukses Los Angeles Clippers me rezultatin 94-112. Stephen Curry me 28 pikë, si dhe dhe Kevin Durant me 24, ishin ata që morën për dore Warriors, sigurisht edhe me ndihmën e Thompson e të tjerët. Clippers bënë rezistencë në dy periodat e para, ndërkohë që Tobias Harris (28 pikë) dhe Shai Gilgeous-Alexander (24 pikë) nuk patën mbështetjen e duhur nga shokët e skuadrës.

San Antonio Spurs ia ka dalë të marrë një fitore me vlera kundër Minnesota Timberwolves. 113-116 u mbyll përballja mes këtyre dy skuadrave, teksa LaMarcus Aldridge (25 pikë) dhe Rudy Gay (22 pikë) ishin ata që udhëhoqën teksanët drejt triumfit të 27-sezonal.

Kyrie Irving (38 pikë, 11 asiste, 7 topa të rikuperuar) ishte në një formë të mirë dhe ndihmoi goxha me paraqitjen e tij Boston Celtis, që mundën 122-116 Memphis Grizzlies. Fitore edhe për Portland Blazers kundër New Orleans Pelicans. 128-112 u mbyll ky takim dhe spikati si zakonisht Damian Lillard, realizues i 24 pikëve

Orlando Magic-Brooklyn Nets 115-117
Boston Celtics-Memphis Grizzlies 122-116
Detroit Pistons-Miami Heat 98-93
Minnesota Timberwolves-San Antonio Spurs 113-116
Utah Jazz-Cleveland Cavaliers 115-99
Portland Blazers-New Orleans Pelicans-128-112
Los Angeles Clippers-Golden State Warriors 94-112

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online