Phoenix Suns është munduar të befasojë Golden State Warriors, por kampionët në fuqi në periodën e fundit kanë reaguar dhe triumfuan 107-117. Klay Thompson realizoi 25 pikë, kurse Durant e Curry realizuan respektivisht 21 dhe 20 pikë. Gjithashtu edhe DeMarcus Cousins ishte në formë të mirë, pasi shënoi 18 pikë.
Milwaukee Bucks kanë treguar edhe njëherë forcën, pasi kanë mposhtur me rezultatin 107-122 Dallas Mavericks. Giannis Antetokounmpo ishte si zakonisht lideri i skuadrës së tij. Plot 29 pikë të shënuara, 5 asiste dhe 17 topa të rikuperuar nga greku i Bucks.
Për Denver Nuggets nuk ka mjaftuar Nikola Jokiç, i cili regjistroi “triple-double”: 27 pikë, 10 asiste dhe 10 topa të rikuperuar. Philadelphia 76ers ka fituar në fund me rezultatin 117-110. JJ Redick, i cili realizoi 34 pikë, dhe Jimmy Butler (22 pikë) udhëhoqën Nuggets drejt fitores, që u arrit vetëm në periodën e katërt.
Washington Wizards-Cleveland Cavaliers 119-106
Philadelphia 76ers-Denver Nuggets 117-110
Detroit Pistons-New York Knicks 120-103
Brooklyn Nets-Chicago Bulls 106-125
Dallas Mavericks-Milwaukee Bucks 107-122
Phoenix Suns-Golden State Warriors 107-117
New Orleans Pelicans-Minnesota Timberwolves 122-117
Sacramento Kings-Miami Heat 102-96