VIDEO/ Vrapimi i palodhur në krahë dhe një predhë nga distanca, mesfushori i Kombëtares është më i miri i ndeshjes me një asist dhe një gol të shënuar

Rijeka ka marrë një fitore tepër të thellë kundër Istrës. Vendasit kanë triumfuar me shifrat e thella 6-0. Pjesë e rëndësishme e kësaj fitoreje ishte edhe Lindon Selahi. Mesfushori shqiptar është shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes nga “Sofascore”, që i jep notën 8.8, më të lartën në këtë takim.

Selahi ka autorësinë e golit të dytë të sfidës. Kur kronometri po numëronte minutën e 44-t, lojtari i Kombëtares kuqezi tund rrjetën me një predhë nga distanca. Ndërkohë, në pjesën e dytë të takimit ka meritën e veçantë në golin e 5. Selahi bën një vrapim për t’u duartokitur në krahë, duke shkuar drejt vijës fundore, nga ku shërben saktë për Ivanoviçin. Rijeka mori kështu tre pikët mbrëmjen e sotme dhe Lindon Selahi ishte arkitekti i këtij suksesi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online