VIDEO/ Vllaznisë i mjaftuan 54 sekonda për të marrë tre pikët, Rashiti mban peshën e fajit për humbjen e Kukësit

Vllaznia e ka nisur me fitore vitin 2024 në “Abissnet Superiore”. Kuqebluve u kanë mjaftuar vetëm 54 sekonda për të marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Gruda shfrytëzoi një vertikalizim në zonë që në minutën e parë të takimit dhe mposhti portierin kundërshtar.

Kukësi pati mundësinë të kthente sërish baraspeshën, por Rashiti shpërdoroi rastin. Gjyqtari kryesor i takimit akordoi penallti me anë të VAR-it në minutën e 40, por Rashiti gaboi në goditje, duke e dërguar topin sipër traut të portës. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-0 për Vllazninë, e cila mbetet në 4-shen më të mirë të “Abissnet Superiores”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online