“Ishim shumë të avashtë”! Trajneri i Erzenit i sinqertë pas ndeshjes me Laçin: Prisja diçka më shumë nga ekipi

Laci dhe Erzeni janë ndalur në një barazim pa gola në ndeshjen e sotme. Shumë raste për shënim nga të dy ekipet, por në fund një pikë e ndarë dhe rrjeta të paprekura. Një episod i rëndësishëm në këtë ndeshje ishte ai i minutës së 58.

Christian Lima do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe do të linte kurbinasit me 10 lojtarë. Erzeni nuk arriti dot që të përfitonte, ndërsa nga ana tjetër, Laçi vazhdon me problemin e mos gjetjes së golit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Deliallisi: “Kishim dy raste flagrante dhe nuk shënuam. Laci ishte me 10 lojtarë dhe ne nuk u treguam të saktë. Prisja diçka më shumë nga ekipi im, më shumë goditje drejt portës, më shumë lëvizshmëri dhe shpejtësi në pasime. Kjo nuk erdhi, përkundrazi, u treguam shumë të ngadaltë dhe kjo nuk më la shije të mirë. Po kërkoja çiftimet në krahë, të ishim dy kundër një me mbrojtësat e Lacit. Kërkova edhe nga Zeka gjerësi në krahë. E kërkova gjatë gjithë kohës, por nuk ndodhi. Në momentin që lëviz topi shumë avashtë, që nuk ka shpejtësi mendimi dhe veprimi, nuk ka më befasi.

Mirel Josa: “Fuqia jonë sulmuese nuk ishte ajo që duhej, pavarësisht se ne u munduam në fund. Kishim dy raste që mund të bënim diçka në portën kundërshtare, por ky është futbolli. Por siç krijoi raste Laçi, krijoi edhe rivali. Ne luajtëm me 10 lojtarë për shumë kohë dhe kur nuk ke mundësi të marrë maksimumin, do të marrësh minimumin. Përforcimet? Nuk mund të flas për to, është pjesë e klubit. Cdo trajner do që të ketë lojtar në skuadër, por këto varen nga kushtet që kemi. Ne kemi marrë një lojtar, Prodanin, tani të shohim. Soboëale u lodh dhe nuk kisha një sulmues tjetër klasik për ta zëvendësuar, futa Melon. Do të ishte mirë sikur ta kishim edhe një sulmues tjetër”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online