Apolonia-Vllaznia 0-6 15′ Da Silva 15′ 53′, Dilaver 23′, Hoxha 37′, 90′, Brdaric 82′
Vllaznia ka “shkelur me këmbë” Apoloninë duke fituar në shifrat 6-0. Shkodranët kanë fituar lehtëësisht në transfertë ku kishte vend për të gjithë që të tundnin rrjetën kundërshtare. Da Silva dhe Hoxhaj realizuan dopietë, ndërsa listën e mbyll Dilaver dhe djali i trajnerit Brdaric.
Ky i fundit është emocionuar pas golit duke mos i besuar syve dhe ka festuar së bashku me babain e tij. Pas kësaj fitore Vllaznia i kthehet kreut të Superiores me Partizanin dhe merr motivimin e duhur për të vazhduar përpara në luftën e titullit kampion. /Sport Ekspres/
Apolonia: Harizaj, Omeri, Asllanaj, Sota, Zoga, Jeboah, Shanaj, Smaçi, Mihana, Levendi, Gjata
Trajner: Fabricio Kamarata
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Imeri, Marku, Hoxhaj, Viktor Da Silva, Dilaver
Trajner: Tomas Bërdariç