VIDEO/ Vllaznia kalon me sukses provën e parë miqësore, Vulaj shënon golin e parë me fanellën kuqeblu

Vllaznia e ka kaluar me sukses provën e parë miqësore. Shkodranët kanë luajtur sot ndeshjen e parë në Austri, atje ku po zhvillojnë përgatitjet për sfidat e turit të dytë kualifikues kundër Universitatea Craiova-s. Ekipi i Mirel Josës janë përballur sot me Traiskirchen-in, ekip që garon në ligën e tretë të futbollit austriak.

Pjesa e parë është mbyllur në baraspeshë pa gola, ndërsa e dyta ka sjellë edhe golin e Vllaznisë. Ishte Vulaj ai që shënoi golin e vetëm të takimit, kur kronometri shënonte minutën e 75. Pas një tentative të gabuar për të larguar topin nga zona e mbrojtësit kundërshtar, Vulaj përfiton nga situata dhe nga brenda zone e ndal topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *