“I ka idetë e qarta, e di që duhet t’i vje.dhi sekretet e Brozoviçit”, Inzagi tregon besimin për Asllanin: E kemi ndjekur një vit të tërë

Simone Inzagi është paraqitur sot në një konferencë për shtyp së bashku me Marotën, ku ka folur për sezonin e ri të Interit. Trajneri i zikaltërve i është përgjigjur ndër të tjera edhe pyetjes në lidhje me Asllanin, për të cilin shprehet se e kanë ndjekur për një vit dhe kanë besim të madh te aftësitë e tij. Inzagi nxjerr vetëm fjalë pozitive për mesfushorin shqiptar, që duket se ka lënë një ndikim pozitiv që në ditët e tij të para te Interi.

“Ai është një lojtar shumë i ri, i cili duket më i vjetër se mosha e tij. I ka idetë e qarta, ai e di që ka para tij një lojtar që ka pasur sezone të mrekullueshme në 5-6 vitet e fundit. Ai e di se do i duhet të përpiqet t’i vje.dhi sekretet, por ne kemi besim të madh. E kemi ndjekur për një vit të tërë, ai ka pasur gjashtë muajt e fundit të rritjes eksponenciale dhe ne besojmë shumë në të”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online