VIDEO/ Vllaznia gjen vendin e dytë dhe kthen Mehdi Çobën si protagonist, mundin Skënderbeun

Vllaznia-Skënderbeu 2-0 Hoxhaj 23′, Aralica 90′

Vllaznia po vazhdon me ecurinë positive të rezultateve dhe këtë herë kanë mundur Skënderbeun. Ndryshe nga sezoni i shkuar, shkodranët janë kthyer më cinik në portën kundërshtare duke kërkuar pikët dhe duke sakrifikuar disi lojën e bukur. Goli i parë do të vinte nga Hoxhaj në minutën e 20, pas një gabimi të bërë nga portieri i Skënderbeut dhe mbrojtësit, që nuk arritën të kuptoheshin me njëri-tjetrit.

Skënderbeu po fitonte disi terren dhe në minutat e fundit po niste që të kërkonte barazimin. Por ishte momenti që të rikthehej Mehdi Coba si protagonist. Ky i fundit dhuroi një asist të bukur për Aralicën, që shënoi golin e dytë në fund. Pas kësaj fitore Vllaznia arrin në vendin e dytë duke barazuar me pikë Kukësin, por me një ndeshje më tepër se verilindorët. /Sport Ekspres/

Vllaznia: Zogoviç, Kruja, Adili, Dianje, Hakaj, Heriç, Jonuzi, Hoxhaj, Da Silva, Latifi, Gjurgjeviç

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Bajrami, Sadriu, Vitija, Meksi, Moraesh, Mara, Zhan Viktor, Berisha, Mensah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online