Barcelona harron sesi fitohet dhe prek fundin, pas eliminimit nga Champions League nuk fiton dot as me Osasunën

Barcelona “ka harruar” sesi fitohet. Edhe pas vendosjes së legjendës së ekipit në krye të pankinës, Xavi Hernandez, katalanasit nuk arrijnë të fitojnë në fushën e Osasunës. Në minutën e 12-të, pas një aksioni fantastik Gavi shënon golin e parë për Barcelonën.

Vetëm 2 minuta më vonë Osasuna barazon me anë të Garcia, duke prishur shumë shpejt festën e Barcelonës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Në minutën e 49-të, Ezzalzouli shënon golin e dytë për skuadrën e Xavit. Teksa gjërat po shkonin drejt fitores së Barcelonës, Avilla rikthen makthet e kësaj skuadre, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 86-të.

Barcelona largohet me vetëm 1 pikë nga stadiumi “Estadio El Sadar”, ndërsa ndodhet 15 pikë larg nga Reali i Madridit i vendit të parë dhe 5 pikë nga Atletico Madrid që ka një ndeshjë më shumë për të luajtur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online