“Erdhëm këtu si të barabartë”, Memelli tregon arsyen e humbjes: Goli i parë erdhi si mosmarrëveshje, Rexhepit po i ndodh shpesh

Vllaznia po vazhdon me ecurinë positive të rezultateve dhe këtë herë kanë mundur Skënderbeun. Ndryshe nga sezoni i shkuar, shkodranët janë kthyer më cinik në portën kundërshtare duke kërkuar pikët dhe duke sakrifikuar disi lojën e bukur. Goli i parë do të vinte nga Hoxhaj në minutën e 20, pas një gabimi të bërë nga portieri i Skënderbeut dhe mbrojtësit, që nuk arritën të kuptoheshin me njëri-tjetrit.

Skënderbeu po fitonte disi terren dhe në minutat e fundit po niste që të kërkonte barazimin. Por ishte momenti që të rikthehej Mehdi Coba si protagonist. Ky i fundit dhuroi një asist të bukur për Aralicën, që shënoi golin e dytë në fund. Pas kësaj fitore Vllaznia arrin në vendin e dytë duke barazuar me pikë Kukësin, por me një ndeshje më tepër se verilindorët.

Memelli (Skënderbeu): “Ishin pikërisht këto dy episode që bënë të vinte kjo humbje sot. Së pari komplimente skuadrës së Vllaznisë. Goli i parë erdhi si një mosmarrëveshje. Janë njerëz, qenie humane dhe në një moment gabojnë. Rexhepit po i ndodh pak si shpesh. Goli i dytë pastaj ishte një mbajtje e topit në një zonë ku ka rrisk. Javën që vjen kemi një kundërshtar direkt që duhet të fitojmë. Të dy sulmuesët tonë kryesorë kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Është një kopje e mirë e jona. Ajo që na mbetet një hendek i vogël është që dy sulmuesit e tjerë duhet të afrohen me Mensah dhe Berishën.

Morëm një pakujdesi që na rëndoi dhe pas atij momenti çdo skuadër që është në disavantazh i mbetet të riskojë. Nuk erdhëm këtu si inferiorë, përkundrazi erdhëm si të barabartë. Nuk kemi qenë konkretë te 1/3 e kundërshtarit. Duhet të punojmë që të jemi më konkretë aty dhe te pasimi i fundit. Është edhe për meritë të kundërshtarit, pa dyshim. I izoluan mirë sulmuesit tonë. Jemi skuadër e brishtë për nga konkurenca dhe ato raste që kemi duhet ti shfrytëzojmë mirë.“/Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online