Vllaznia ka siguruar sot trofeun e Kupës së Shqipërsë. Shkodranët kanë mposhtur Skënderbeun me shifrat minimale 1-0 në “Air Albania“, ku vendosi ai gol i Da Silvas në minutën e 40. Kuqeblutë janë konsideruar si “hirushja“ e këtij sezoni dhe ky trofe i fituar sot është shpërblimi më i mirë për edicionin mjaft pozitiv të zhvilluar.
Pas 90 minutave të luajtura është organizuar edhe ceremonia e kurorëzimit, ku lojtarët kanë marrë medaljet e tyre nën praninë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku. Në fund Kupë e Shqipërisë i dorëzohet Erdenis Gurishtës dhe prej duarve të kapitenit shkodranët ngrenë në qiellin e “Air Albania“ trofeun e tyre të parë për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/