VIDEO/ Vllaznia bën Shkodrën të festojë! Përmbysje e madhe në sytë e tifozëve, kuqeblutë prekin turin e dytë

LIVE, Vllaznia-Shiroki 3-0 Djordjevic 46′, 79′, Imami 62′

E gjithë Shkodra do të jetë në një festë të gjatë mbrëmjen e sotme. Vllaznia ka treguar forcën e saj dhe realizon përmbysjen e madhe në sytë e tifozëve. Këta të fundit mungonin prej më shumë se një viti në shkallët e stadiumit dhe rikthimi i tyre është shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga skuadra.

Lojtarët dukeshin më të motivuar se kurrë dhe në pjesën e dytë kanë arritur të tundin rrjetën 3 herë, duke eliminuar kështu Shiroki Brijeg me një rezultat të përgjithshëm të të dyja përballjeve 4-3. Vllaznia tregon se ballafaqimi i parë në Bosnje ishte vetëm një rastësi, teksa me një arbitër që nxorri plot 13 herë kartonin e verdhë për kuqeblutë nuk mund të dilnin në lojën e tyre. Shkodranët prekin turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencë, ku përballë do të ketë AEL Limasolin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online