VIDEO/ Buzëqeshja çliruese mbulon fytyrën e Duros, Laçi përmbys Podgoricën me tre gola në “Elbasan Arena”

LIVE, Laçi-Podgorica 3-0 Deliu 60′, Lushkja 93′, Prenga 114′

Turi i parë është mbyllur me një buzëqeshje në fytyrën e Shpëtim Duros. Trajneri shqiptar ka arritur objektivin duke kaluar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Pas humbjes 1-0 në Podgoricë, Laçi përmbys gjithçka në “Elbasan Arena”. Deliu tund rrjetën në minutën e 60, duke e dërguar kështu përballjen në kohën shtesë.

Pak minuta pasi nisin shtesat, ishte Regi Lushkja që me një diagonal të kalibruar mirë i jep golin e kualifikimit kurbinasve. E për të mbyllur çdo dilemë mendon Prenga, i cili në minutën e 114 shënon edhe golin e çlirimit për skuadrën e tij, që tashmë pret biletën për në turin e dytë pas eliminimit të Podgoricës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online